Çfarë do bëjë për kryeprokurorin e ri? Ja si përgjigjet Rama

27 Nëntor 2017, 19:07Politika TEMA

Në datë 4 dhjetor Shqipëria do të jetë pa kryeprokuror, pasi mbaron mandati i Adriatik Llallës.

Përgjegjës për emërimin e kryeprokurorit të ri është KLP-ja, e cila nuk është krijuar.

Shumica kundërshton zgjatjen e mandatit të Llallës, ndërsa demokratet kanë dalë hapur kundër zgjedhjes së një prokurori vetëm me votat e qeverise.

I pyetur nga Report TV për këtë situatë, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që ta komentojë duke e shmangur.

Pyetja: Zoti Rama pas pak ditësh vendi do të jetë pa Kryeprokuror, a keni menduar një zgjidhje?

Rama: Kjo çështje nuk ka qenë në axhendën e bisedimeve me kryeministrin Haradinaj

OPDAT dhe EURALIUS kanë dhënë opinion për këtë çështje pak ditë më parë duke theksuar se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit dhe Llalla duhet të largohet.

Mes të tjerash, Rama iu përgjigj edhe presidentit serb të Bosnjës për deklaratat e tij në lidhje me Kosovën.

Ballkani është i lirë, secili ka ëndrrat e veta. Ne nuk jemi këtu për të komentuar ëndrrat e të tjerëve”, tha Rama.

5 komente në “Çfarë do bëjë për kryeprokurorin e ri? Ja si përgjigjet Rama”

  1. Bushi says:

    Kryeprokurorin e ri duhet patjeter ta zgjedh mazhoranca,me qarte,ps-te,sepse te gjithe prokuroret perveç Arben Rakipit,kane qene te zgjedhur nga pd-ke dhe veçanerisht nga koka e Sali Berishers.Kur ishte ne fuqi Berisha beri siçi deshi qejfi me drejtesine,vinte ç’i donte bytha e tij,kurse sot qe i ra bytha ne uje te akullt,kerkon perseri ta vendos ai krueprokurorin.Mazhoranca nuk duhet ta lejoi nje gje te tille.Berisha ka frike se ka bere shume krime,por Rama nuk duhet te kete frike se nuk ka bere krime.

  2. Populli Shqiptar says:

    Pergjigje shume te sakta te dy pyetjeve.

    1. shqiptari nga Shqiperia says:

      Populli Shqiptar , do te qe dhe me kompletuar pergjigja po te shoqerohej me vepra ………. dhe jo vetem fjale …. tung

  3. joel shkodra says:

    Ne titull duhej te ishte: “Ja si nuk pergjigjet Rama” dhe jo: “Ja si pergjigjet Rama”.

  4. Baftiar.baftiar says:

    Njëra palë kërkon ta heqë se i mbaron mandati tjetra thotë mos e hiqë edhe pse i ka mbaruar mandati më e moralshme krushë është ?????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje