Kur regjimi i Enver Hoxhës bënte lobim në SHBA, ja kontratat e lidhura...

4 Dhjetor 2017, 11:23Dossier TEMA
Kur regjimi i Enver Hoxhës bënte lobim në SHBA, ja kontratat e

Edhe pse çdo shans për njohjen zyrtare të regjimit të Hoxhës nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mori fund pas incidentit të Kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946, Enver Hoxha u përpoq të jepte mesazhe të ndryshme SHBA-ve.

Pak e njohur është historia e kontratave të Agjencisë Telegrafike Shqiptare të kontrolluar drejtpërdrejt nga Enver Hoxha me kompani përfaqësimi në SHBA. Faktor.al ka arritur të zbulojë të gjitha kontratat të nënshkruara nga njerëzit e Hoxhës.

E para kontratë e ATSH me kompaninë amerikane të përfaqësuar nga lobisti “Smith, Edwin S.” Është e 15 qershorit 1961, me nr. 723, të nënshkruar në Nju Jork dhe zgjat deri në 31 maj 1964. Kontrata e dytë e ATSH me një tjetër lobist amerikan të përfaqësuar nga Solov, Liuba është e 26 qershorit 1964, me nr. 1766 deri në 31 dhjetor 1973.

Kontrata e tretë është e lidhur me Squire Patton Boggs, LLP, të datës 21 janar 1974 deri në 1990.
Ndërsa kontrata më e çuditshme është e kompanisë shtetërore shqiptare “Albtourist”, (Albturizmi ishte një nën seksion i Sigurimit të Shtetit) në 1958 që lidh me kompaninë amerikane Cosmos Travel Bureau, Inc., me nr. kontrate 918.

Për këtë kontratë ka edhe një raportim të Prokurorisë së Përgjithshme amerikane për kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku thuhet se shtetet e huaja, përfshirë Shqipërinë përdorin agjencitë turistike për të për hapur propagandë antiamerikane.

Po ashtu, ka dy kontrata të lidhura nga Ndermarja Shtetnore e Botimeve me datë 20 maj 1964 dhe DQPP (Ndermarja Shtetnore e Botimeve), në 1974, me kompaninë Fam Book Service – Fan Markoff.

3 komente në “Kur regjimi i Enver Hoxhës bënte lobim në SHBA, ja kontratat e lidhura…”

  1. Bushi says:

    Epo pastaj ç’do te thuash ti me keto qe paska bere Enver Hoxha,qe keta qe jane sot ne krye te partive te paguajne e te bejne lobime me disa grupime te dyshimta ne Amerike? Kerkon te mbrosh Lulzim Bashen ti,por jo more jo ai ka bere shkelje te renda financiare dhe duhet te hetohet.Enver hoxha,nqs ka bere,i bente per te miren dhe interesat e shqiperise,me qellim qe te njihej vendi yne ne bote,dhe kjo nuk ishte gabim.

  2. mohikani says:

    KARRI I TROJES NE KOMINTERN

  3. IP says:

    C’jane keto brockulla qe shkruan o gazetar, me fal po je shume I paditur. Nese do te besh shkrime te sakta, me te verteta, sigurisht ne se je gazetar dhe jo lobist partish, te keshilloj te studiosh me pare si funksiononte dhe si ishin ligjet e kohes. Nje marrveshje mes shtepive te librit s’kish asgje te keqe, marrveshjet ne baze te ligjeve te kohes nuk kane asnje te keqe. Kjo qe shkruan ti pa cituar dokumenta mund te na bejme te mendojme se Enver Hoxha paska bere perpjekje per tu lidhur me SHBA, per tu hapur, per te evituar blokaden. Kjo nuk ishte keq, po s’paska dashur SHBA. Te kish bere me shume ne kete drejtim per te evituar izolimin total, kete desheronim ne ato kohera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje