Qeveria do të kompensojë të gjithë të dëmtuarit nga përmbytjet.
Kjo gjë u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave.
“Ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë: Reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt”, tha Rama.
“Sa na takon ne, do të bëjmë maksimumin siç kemi bërë herën e shkuar që nuk kemi lënë askënd pa kompensuar deri në fund për dëmet që kanë pasur.
Është shumë e rëndësishme të bashkëpunohet ngushtësisht me prefektet dhe pushtetin vendor”, vijoi Rama.
Megjithatë, kryeministri tha se kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjithmonë kështu.
Ai shtoi se sigurimi i banesave dhe biznesit nga fatkeqësitë natyrore do bëhet i detyrueshëm me ligj.
Sipas Ramës, ne jemi i vetmi vend që nuk sigurohemi nga fatkeqësitë natyrore.
“Përparësi është marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneset nga përmbytjet. Duhet sensibilizuar të marrin masa të sigurohen nga fatkeqësitë natyrore në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohen plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi,” tha Rama.
“Tani është momenti për të çuar para fazën e dytë, atë të kapërcimit të pasojave në radhë të parë për familjet e prekura dhe sigurisht edhe për ato pjesë të infrastrukturës që janë jetike për lëvizshmërinë dhe garantimin e vazhdimit të jetës normale.
Fakti i shembjes së një numri të konsiderueshëm urash flet qartë për potencialin katastrofal të situatës nëse shumë investime mbrojtëse nuk do të ishin bërë në këto dy vjet, por e kemi parë se ka pika të dobëta ku duhet ndërhyrë me përparësi”, u shpreh kryeministri.(TemA)
Z.kryeminister
Kadale… kam shpi ne itali qe prej 10 vjetesh askush sme ka vene kusht ta siguroj me zor
Prandaj arrij njehere italine pastaj parakaloje
Sigurimi i gjithe pasurise vetjake ashte gjaja ma kryesore qe duhet te bajnë shqiptaret.Unë nuk arrije me kuotua si i kerkojnë Qeverise kompensim te demeve natyrore si për shtepite, makinat, bagetitë e deri tek bisneset.Nese dokush ka faj nga organizmat e shtetit dami kerkohet nepermjet Gjykatave.Absurditeti arrin deri aty sa nje bisnesmen nga Vora qe kishte investuar 1 miljon ero dhe nuk e kishte sigurua ndermarrjen e kerkonte kompensim nga shteti.Me keto koncepte qe kanë njerzit ne Europe mund te futemi pas 100 vjetesh.Kur nuk ka ndergjegje shteti duhet te nderhyjë me ligje.Sigurim te detyrueshëm.Ne Europë nuk te jep kush shtëpi as me ble dhe as me qira nëse nuk i con dokumentat e siguracionit.
Sigurimi i gjithe pasurise vetjake ashte gjaja ma kryesore qe duhet te bajnë shqiptaret.Unë nuk arrije me kuptua si i kerkojnë Qeverise kompensim te dameve natyrore si për shtepite, makinat, bagetitë e deri tek bisneset.Nese dokush ka faj nga organizmat e shtetit dami kerkohet nepermjet Gjykatave.Absurditeti arrin deri aty sa nje bisnesmen nga Vora qe kishte investuar 1 miljon ero dhe nuk e kishte sigurua ndermarrjen e kerkonte kompensim nga shteti.Me keto koncepte qe kanë njerzit ne Europe mund te futemi pas 100 vjetesh.Kur nuk ka ndergjegje shteti duhet te nderhyjë me ligje.SIGURIM I DETYRUESHËM.Ne Europë nuk te jep kush shtëpi as me ble dhe as me qira nëse nuk i con dokumentat e siguracionit.