Nuk ka levizur nga zonat me problematike ministrja e Mbrojtjes, duke qendruar ne krye te puneve dhe emergjences se madhe nga moti i keq dhe permbytjet e ketyre diteve te fundit.
Ministrja Olta Xhaçka ndodhet që prej mbrëmjes së djeshme në Darzezë të Fierit, ku po monitoron situatën si pasojë e përmbytjeve. Në një lidhje telefonike për ‘News24’, ministrja Xhacka tha se situata është përmirësuar deh tashmë lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Ajo u shpreh se forcat e FA dhe punonjësit e institucioneve të tjera qëndrojnë 24 orë në gatishmëri.
“Situata është përmirësuar. Lumenjtë nuk rrezikojnë më përmbytje. Janë evakuuar rreth 60 familje. Akset kryesore janë të lira. Kemi problematike për disa ura të shembura, por prezenca më e madhe ka qenë më e madhe në Darzezë. 6 elektropompa janë vendosur në funksion dhe FA kanë punuar për të mbrojtur argjinaturën e lumit. Kemi pasur bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe kemi pasur mbështetje edhe nga Kosova. Kemi bërë të mundur që situatën ta menaxhojmë më mirë.
Grupet e FA dhe të gjithë punonjësit e institucioneve qëndrojnë 24 orë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët në Darzezë. Jemi natë ditë në punë për të ndihmuar të gjithë të prekurit. Nuk do kemi agravim të situatës për ditët në vijim dhe pjesa e emergjencës ka kaluar”- tha Xhaçka.
Lum si ne per ministrat tane. Dy jane ministrat me te mire te mbrojtjes qe ka pare Shqiperia: Majko qe çliroi Kosoven dhe Xhaçka qe mbrojti popullin nga shiu. E di ti qe qekur mora vesh qe Xhaçka e ka bere naten dite per ne, une fle rehat fare. I zgjedh ministrat Edi Rama. O i modh.
Bravo te qofte deputetja jone e nderuar. Te lumte, e ke merituar plotesisht voten tone spektakolare, ashtu si dhe Partia socialiste qe ju perfaqesoni.
Urime e pune te mbare.