VIDEO/ Policia: Ja akset ku duhet të keni kujdes

2 Dhjetor 2017, 19:59Sociale TEMA

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin drejt Teplenës dhe Gjirokastrës të kenë kujdes kur kalojnë në Selishtë, në aksin rrugor Levan -Tepelenë.

“Ky segment në këtë vend është i kalueshëm me vështirësi. Policia Rrugore në dy dyja krahët e lëvizjes orienton dhe ndihmon lëvizjen e automjeteve”, njofton zyrtarisht policia.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe këshillat e orientimet e Policisë Rrugore.

Më herët u njoftua se akset rrugore nacionale që lidhnin Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohej dhe nuk do të lejohej kalimi i mjeteve apo i këmbësorëve, pasi rrezikohej shkëputja e shpatit te malit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje