FOTOT/ Hektor Pustina sjell pamjet e betejës me ujin

2 Dhjetor 2017, 17:59Sociale TEMA
FOTOT/ Hektor Pustina sjell pamjet e betejës me ujin

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit ka bere publike situaten ne vend ne mesdite. Sipas tij situata ka vijuar të jetë shumë e rënduar, veçanërisht në qarqet e prekura më tepër, Fier dhe Vlorë.

Autoritetet shtetërore dhe forcat e angazhuara në operacionet e menaxhimit të emergjencës kanë vazhduar pa ndërprerë as natën dhe as ditën përpjekjet me intensitet të lartë.

Gjatë orëve të fundit, kanë vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit, të evakuimit dhe ato të rifunksionalizimit të infrastrukturës kritike.

Është bërë e mundur që të shpëtohet jeta e shumë personave nga rreziqe akute për jetën, falë angazhimit të mrekullueshëm të forcave të angazhuara në përballimin e emergjencës.

Në Fier dhe në Vlorë ka vijuar evakuimi i banorëve të kërcënuar, të cilët janë strehuar në qendrat e pritjes apo tek miq e të afërm personalë.

U arrit që të zgjidhej problemi i krijuar me nënstacioni e Zëmblakut në Korçë.

Kanë paraqitur probleme disa ura si ajo mbi lumin Devoll në Korçë, dyshime për sigurinë në urës në Urën Vajgurore, dëmtime të një argjinature pranë lumit Drojë në Mamurras etj..

Në ujësjellësin e Krujës po vijojnë punimet për riparimin e problemeve. Punohet edhe për riparimin e  ujësjellësve në Muhar dhe Çidhën të DIbrës. Po ashtu, vijon puna për riparimin e disa urave në Gjoricë, Lurë dhe Kala të Dodës në Dibër.

Pas mesditës, kuotat e lumit Vjosë në Përmet ka rënë në nivelin 5,5m, ndërkohë që në Memaliaj kjo kuotë ka shënuar vlerën 6,2 m nga 9 metër  që shënonte në orën 08:00 të ditës së sotme.

Funksionimi i plotë i hidrovoreve ka qenë dhe mbetet një ndër elementët më pozitivë gjatë kësaj gjendjeje të rëndë.

Situata do të vijojë edhe më tej të mbetet e rëndë dhe, për këtë arsye, kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim i gjerë dhe solidaritet.

Fotoreporteri Hektor Pustina sjell per lexuesit e gazetes nje ser fotografish nga puna e sotme e forcave te angazhuara ne kete operacion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje