Si pasojë e rreshjeve dhe prurjeve nga përrenjtë malorë, nveli i lumit Osum u rrit ndjeshëm duke shkaktuar panik në qytetin e Beratit.
Mësohet se gjatë natës e gjithë pjesa fushore e qytetit dhe që ndodhet pranë lumit u përmbyt.
Ndërkohë gjatë orëve të paraditesh ujrat janë tërhequr.
Tashmë problematike janë rrugët e qytetit ku janë shkarkuar sasi shumë të mëdha balte dhe inertesh. (TemA)