Qyteti i Kukësit është zgjuar i mbuluar nga dëbora.
Raportohet se në orët e para të mëngjesit ka patur reshje bore në disa zona të këtij qyteti.
Ndërkohë, trashësia e dëborës në disa zona të thella ka arritur deri në 20 cm.
Mësohet se deri më tani 19 borëpastruese janë në gadishmëri për pastrimin e akseve rrugore që mund të bllokohen.
Ndërkohë, nga erërat e fuqishme dhe reshjet janë dëmtuar 3 shtëpi në Tropojë dhe Has.(TemA)