Bashkia Tiranë i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me deklaratat mbi hapjen e digës së Bovillës ku sipas tij ky ka qenë shkak për përmbytje në Laprakë.
UKT dhe Bashkia kanë hedhur poshtë këtë varjant duke e cilësuar atë si të pavërtetë.
Në një deklaratë për shtyp, sqarohet se si qëndron çështja e hapjes së digës dhe rregullorja.
Deklarata e plotë
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë shpreh keqardhjen e thellë për keqinformimin e qëllimshëm që disa deputetë dhe të zgjedhur lokalë të Partisë Demokratike, përfshirë këtu edhe z. Sali Berisha, kanë bërë gjatë pasdites së sotme, lidhur me situatën e krijuar në liqenin e Bovillës.
UKT dëshiron të bëjë me dije se niveli i ujit në Liqenin e Bovillës aktualisht është në kuotën 315.9 metra. Ndërkohë që, kuota para fillimit të reshjeve ishte 310 metra. Hapja e digës është një proçes normal që kryhet sa herë që niveli i liqenit kalon kuotën maksimale prej 318 metrash.
Vendimin për hapjen e digës e merr administratori i shoqërisë, i cili paraprakisht ka detyrimin ligjor të njoftojë zyrtarisht Policinë e Shtetit, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si dhe Kryetarin e Bashkisë së Kamzës.
Deri në këto momente, deklarojmë se nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij.
Prandaj, deklarata e sotme e z. Berisha se prania e ujit në zonën e Laprakës është shkaktuar si pasojë e hapjes së digës së Bovillës është krejtësisht e pavërtetë dhe hidhet poshtë lehtësisht nga skica e thjeshtë që po i bashkëngjisim kësaj deklarate.
Për më tepër, gjeografikisht Bovilla ndodhet në veri të Tiranës, pastaj në jug vjen Kamza e Paskuqani dhe ndahen nga Tirana me Lumin e Tiranës, i cili për herë të parë nuk u përmbyt. Si mundet një liqen të kapërcejë një lumë e të përmbysë një lagje matanë, në anën tjetër!?
Gjithashtu, informojmë se stafi i UKT-së është duke monitoruar situatën e liqenit, si për nivelin e turbullirës ashtu edhe për kuotën, në mënyrë të vazhdueshme.(TemA)
kokrra e malokut ka rrjedhur fare.
.
I ka pire keq ilacet idioti, dhe na merr kohen per ta lexuar shkrimin!