SKANDALI/ Policia shkoi ta zgjonte nga gjumi për motin e keq, Xhelal Mziu nuk hapte derën e vilës

1 Dhjetor 2017, 19:03Sociale TEMA

Paturpesia nuk ka limite, kur behet fjale per kreun e bashkise se Kamzes Xhelal Mziu, qe ne keto kushte te motit te keq dhe kur ka pergjegjesi, nuk denjon as te trazoje gjumin e tij.

Në kohën kur dhjetra banesa në zonën e Kamzës pluskonin nën ujë, duket se kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, si ka bërë aspak përshtypje situata e rënduar. Burime të besuara nga Policia e Tiranës thanë për BalkanWeb, se Mziu nuk denjoi t’i përgjigjej thirrjes për bashkëpunim, në një kohë që banorët kërkonin ndihmë.

“Kryebashkiaku nuk iu përgjigj as trokitjeve të policëve në derën e vilës së tij”, tha një burim policor, ndërsa situata nga përmbytjet sa vinte e rëndohej.

Vetëm pas dhjetë orësh, ai reagoi dhe nuk nguroi të hidhte akuza për mosreagim nga ana e qeverisë. Por ndërsa Mziu, nuk dihet se ku ndodhej gjatë orëve të vështira, Shtabi i Emergjencave, kishte nisur drejt Kamzës, zjarrëfikëse dhe mjete të tjera, me qëllim evakuuimin e njerëzve që ishin në rrezik.

Ndryshe nga qytetari i parë i Kamzës, vendorët e Vorës kanë qenë mjaft bashkëpunues. Kryetari i Bashkisë së Vorës, kishte një fatkeqësi familjare, por nënkryetari ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencave, për cdo situatë.

2 komente në “SKANDALI/ Policia shkoi ta zgjonte nga gjumi për motin e keq, Xhelal Mziu nuk hapte derën e vilës”

  1. Mos i bini ne qafe daullexhiut mzati se ishte duke hapur bovillen qe te mbyste bathoren.

  2. spartaku says:

    More ju qe shkruani, Xhelal Mziun nuk e dini ju qe ai eshte i Pd-ke?Keta jane myteber,dhe nuk degjojne atehere kur thoni ju,por kur t’a kene terezine ata.Ata nuk duan t’ja dine fare per hallet e popullit.Ata duan gjum,te flen diten,te mendojne naten se ç’fare do shpifin e ke do sulmojne diten.Keta te pd-ke jane,t’i qash diten e nate me gune ne krye.Ata dalin ne te tilla situata sa per t’u dukur,se per vuajtjet e popullit nuk u pullcet shume bytha atyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje