Përmbytjet/ Rama: Do nxjerrim fajtorët për autostradën, vështirësi në Jug

1 Dhjetor 2017, 18:58Sociale TEMA

Komiteti i Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile është mbledhur në drejtimin e kryeministrit. Rama ka paralajmëruar se nesër pritet një situatë e vështirë në Jug të vendit pas daljes së Vjosës nga shtrati, por institucionet janë në gatishmëri.

Nesër presim një situatë aspak të lehtë, shpresoj që do i përballojmë me maksimumin e gatishmërisë. Ndërsa pas kalimit të kësaj situate do të ulemi për dëmet, askush nuk do të ndihet vetëm” deklaroi Rama.

Shefi i qeverisë është ndalur edhe te bllokimi i autostradës duke u shprehur se do të nxirren fajtorët, ndërsa u kërkoi ndjesë qytetarëve. Rama theksoi se fajin për përmbytjen e autostradës nuk e kanë palmat.

Të gjithë e mbajnë mend 2015 ku reshjet mesa duket ishin më pak se kaq dhe na kujtohen pamjet dramatike të 24 orëve të para nga zemra e qyteteve, nga Vlora, Durrësi e Tirana, ndërkohë që me më shumë reshje, këto deri tani nuk kanë ndodhur. Është bërë një punë kolosale për të pastruar kanale dhe për të hapur rrugë për ujërat dhe argjinaturat. Jetik investimi në hidrovore, sot janë në gatishmëri.

Ndjesë dhe kërkesë për mirëkuptim që bëri ministri i Energjisë, ndaj atyre që kanë mungesë energji për të garantuar sigurinë e jetës, kjo është praktikë ndërkombëtare kur ka situatë të tillë, fiket drita. Shpresojmë që situata të mos zgjasë përtej parashikimit.

Një rol pozitiv ka luajtur edhe pastrimet në dy anët e rrugëve kombëtare. Kemi pasur një pikë kritike në autostradë, pa i hequr asnjë presje asaj që kam thënë; falënderimit për kryetarin e PD që ndërpreu diskutimet në Kuvend për të qenë të gjithë të angazhuar këtë punë.

Nuk kanë munguar edhe sot zërat e cinizmit duke ia vënë fajin palmave. Është gënjeshtër politike se u hap Bovilla apo Liqeni i Kasharit dhe krijoi atë, ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera, do i shkojmë deri në fund përgjegjësive deri në penale, pasi aty është ndërhyrë drejtpërdrejt në rrjetin e shkarkimeve duke ndërtuar pa leje apo improvizuar.  Ndjesë të gjithë qytetarëve që u gjendën në atë pritë të paligjshmërisë që cenuan jetë njerëzit, nuk do të falim asnjë përgjegjës”.

Edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kërkoi që të bëhet një analizë dhe hetim për rastin e bllokimit të autostradës. “Shqetësim ka qenë bllokimi i autostradës Durrës-Tiranës, por dëshiroj të ngre një problem që meriton vëmendjen post menaxhim të gjendjes. Në shumë akse ka ndërhyrje të paligjshme dhe ka ndërtime pa leje, ndërhyrje në shtratet e lumenjve dhe kanalizimet.

Në autostradë u rrezikun jetë njerëzish.  Mendoj që pas kësaj situate ministria, policia, emergjencat, IKMT duhet të bëjnë një vëzhgim për përgjegjësitë administrative dhe penale. Këta subjekte duhet të mbajnë përgjegjësinë për këtë që ndodhi”.

Për ministren Xhaçka situata ka qenë shumë e vështirë, ndërsa nevojitet angazhim maksimal për të përballuar situatën.  Gjiknuri theksoi se po analizohet se çfarë ka shkuar keq, por në përgjegjësi gjendja, sipas tij është brenda kontrollit.

Fierza është mbyllur për të ruajtur nivelin dhe po rritet falë Zotit për të lehtësuar barrën financiare. Komani dhe Vau i Dejës po vijojnë normalisht. Portet dhe aeroporti janë funksion, përveç portit të Sarandës.

150 mjete dhe 600 personel të angazhuar në rrugë dhe falë ndërhyrjes në autostradë u evadua një pjesë e ujit. Situata është në kontroll. ARRSH është në gatishmëri”. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se spitalet janë në gatishmëri për të përballuar cdo rast emergjence. 2500 punonjës të sistemit shëndetësor janë punë sipas ministres duke marrë masat për ngritjen e ekipeve në cdo qark.

Sot janë kryer dy misione shpëtimi në Krujë dhe Zall Bastar. Në Fier janë hapur gjendja 24 orëshe të kujdesit për të ardhur sa më shumë në ndihmë qytetarëve. Janë kryer 149 misione shpëtimi në 24 orë”. Këshilltari i kryeministri për mbrojtjen Sandër Lleshi gjatë mbledhjes ka bërë një pasqyrë të situatës së përgjithshme nga përmbytjet.

“Në 3 ditët në vijim situata do të vijojë me prurje të larta në Vjosë. Komani me Vaun e Dijës janë pika kritika, ka filluar shkarkimi. 177 familje janë evakuuar, 266 persona janë shpëtuar, rrugët janë të lira. 3300 banesa të dëmtuara, 23 shkolla janë dëmtuar”.

3 komente në “Përmbytjet/ Rama: Do nxjerrim fajtorët për autostradën, vështirësi në Jug”

  1. tfgs1 says:

    do te…… ,do ta…….. ,do ti…….., duhet te………, duhen te……., si perfundim…………..te gjatin ne sumen e suniteve!

  2. Kellira says:

    Ca fajtoresh do nxjerre mre?! Ata qe t’kan dhon paret. Kastratin psh?

  3. h says:

    Tani mos u zini.Te ndihmohen te gjithe ata qe jane ne rrezik
    dhe ti jepet ndihme nga shteti me cdo forme.
    Pastaj te shemben te gjitha godinat e ndertuara pa leje dhe
    me ndihmen e gjeollogeve profesioniste (dhe jo plepash)
    te lirohen shtratet e lumejve dhe perrojve sic kane qene para 1990-
    Vetem keshtu paraprihet te mos ndodhi perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje