Operacioni i shpëtimit nga ushtria, nëna me foshnjën 3 vjeç s’i mban dot lotët në helikopter

1 Dhjetor 2017, 17:15Sociale TEMA

Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga Forcat e Armatosura të cilat kanë shkuar në ndihmë të popullatës civile të rrezikuar nga reshjet e përmbytjet. Që prej 24 orësh ushtria është në teren bashkë me policinë, emergjencat civile, autoritetet vendore etj.

Sot një nënë me vajzën 3 vjeçe u evakuuan me helikopter nga ushtria pasi shtëpia ishte rrethuar nga uji më fshatin Mallkuç në rrethin e Krujës.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar fotot nga operacioni i shpëtimit. Nëna shfaqet me foshnjën në prehër ndërsa s’mund t’i mbajë dot lotët për ato që la pas.

“Nëna dhe vajza e saj 3-vjeçare nga fshati #Mallkuç mbërritën shëndoshë e mirë pranë të afërmve të tyre falë përkushtimit të rrallë të këtyre djemve! Dashuri të tillë për jetën gjen vetëm në Forcat e Armatosura të Shqipërisë!”, shkruan Ministrja Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje