VIDEO/ Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të Xhafajt?

2 Dhjetor 2017, 20:52Sociale TEMA

Kjo është banesa e Lavdi Tarkes në fshatin Gjokaj, pak kilometra larg kryeqytetit dhe shumë pak metra nga zona e përmbytur në autostradën Tiranë-Durrës.

Në këtë banesë jetojnë katër persona në kushte të vështira ekonomike. Por sikur të mos mjaftonte kjo, çdo vit shtëpia e tyre përmbytet duke nxjerrë jashtë funksionit mobileje dhe pajisje elektrike.

“Filloi të hynte uji në shtëpi dhe niveli po rritej pak e nga pak” thotë Loreni, djali i Lavdimit. Vetë Lavdimi thotë se ka kërkuar ndihmë po askush nuk i ka ngritur telefonin.

Leoreni kujton mbrëmjen e djeshme. “Ka qenë rrezikshme dhe nënën e ka nxjerrë nga banesa e përmbytur duke e transportuar në krah” thotë ai. “Kam shpëtuar ndonëse uji më arriti deri në fyt” shton nëna e tij”.
Vit për vit ata bëjnë denoncimin në bashki, por askush nuk vjen të shikojë situatën. Ndërsa për dëmshpërblime ai përgjigjet shkurt: “Kurrë nuk kemi marrë!”.

Shtëpia përmbytet çdo vit kur reshjet janë të vazhdueshme dhe shkak për këtë është bërë bllokimi i kanalit nga një ndërtim tjetër privat. Zgjidhja e vetme për ta është ngritja e një kati të sipërm , por edhe kjo mbahet peng në zyrën e legalizimit. “Ka dalë leja e legalizimit, por nuk ma kanë dhënë për një vulë. Duhet me dhënë lekë për të marrë lejen” thotë ai.

Leoreni është djali i madh i familjes dhe ndali ditën e djeshme Ministrin e brendshëm Xhafaj për ti kërkuar ndihmë personale, në mungesë të ndihmës institucionale.

TVSH pyeti nëse ndihma iu ofrua familjes së përmbytur, dhe Leoreni konfirmoi se në banesën e tij ka shkruar një grup zyrtarësh i drejtuar nga deputeti i zonës dhe ju premtua marrja e lejes për ndërtimin e katit të dytë.

1 komente në “VIDEO/ Çfarë u bë me djalin që u përlot në sy të Xhafajt?”

  1. ALPINI.
    Zoti Xhafaj ne qe nuk sgkelim ligjet cfare ndihmash do te marrim .Ndihmat cdo vit shkojne per keto .qe jo vetem kane shkel ligjet. por edhe nuk e kane siguruar shtepin. per cdo fatkeqesi.Me keto dekleratat e deputeteve sikur jane ne pronen e babajt dhe jo te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje