Rrezik për përmbytje, 40 efektivë të FA nisen drejt Darëzezës në Fier

2 Dhjetor 2017, 22:05Sociale TEMA

Rreziku për përmbytje nuk është larguar ende nga Fieri dhe Vlora, pasi Vjosa është në pikën kritike duke shkarkuar e gjitha në jug.

Edhe në Fier paraqitet një situatë e vështirë nga Semani.

Për këtë arsye 40 efektivë të Forcave të Armatosura janë nisur drejt fshatit Darëzezë për vendosjen e thasëve me rërë në dy anët e argjinaturës së lumit.

Efektivët e FA do të vendosin thasë me rërë në kanalin kullues të Darëzezë, kanal i cili mbledh ujërat e 30 mijë ha tokë bujqësore të 12 fshatrave. Ky ujë largohet nga tokat bujqësore me anë të 7 pompave të hidroforit të Darëzezës dhe derdhet në det.

Sot në mbrëmje si në Darëzezë, ashtu edhe në Povelçë ujërat e shumta kanë tejmbushur këtë kanal dhe përmbytin tokat bujqësore.

Për gati tre ditë reshjet nuk kanë pushuar në të gjithë vendin dhe shume zona janë përmbytur nga dalja e lumenjve nga shtrati. Zonat më të prekura dhe të rrezikuara janë qarku i Vlorës dhe ai i Fierit. (TemA)

1 komente në “Rrezik për përmbytje, 40 efektivë të FA nisen drejt Darëzezës në Fier”

  1. tfgs1 says:

    me keta loqefishkur nuk shpetohen as 10 keca per festen e bajrom kurbanit………………!!!!
    popull zulu,hani dronin e ”autocthonus” apo atletet e corapekuqit…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje