FOTOT spektakolare nga Lauterbrunnen, lugina me 72 ujëvara në Zvicër

5 Dhjetor 2017, 17:02Lifestyle TEMA
FOTOT spektakolare nga Lauterbrunnen, lugina me 72 ujëvara në

Në Berner Oberland në Alpet zvicerane, rreth 70 km në juglindje të Bernit, shtrihet lugina Lauterbrunnen, e cila konsiderohet të jetë një nga më të bukurat në Evropë.

Kjo luginë rreth një kilometër e gjerë, shtrihet ndërmjet shkëmbinjve gjigantë dhe majave të maleve që ngrihen pothuajse vertikalisht përpjetë rreth 300 metra lartë nga pika më e ulët e luginës.

Në pjesën e poshtme të kësaj lugine gjendet fshati me emrin Lauterbrunnen, që në përkthim do të thotë “shumë burime”, e të cilin e ka marrë për shkak se në të ka rreth 72 ujëvara të larta disa qindra metra.

Më e njohura prej tyre është ajo Staubbach, e cila me lartësinë e saj prej gati 300 metrash, është një nga ujëvarat më të larta në Evropë e formuar nga rënia e vazhdueshme e ujit.

Një tjetër fenomen madhështor natyror janë dhjetë ujëvarat e larta rreth 200 metra, Trümmelbach, të  fshehura prapa maleve, në cilat rrjedhin 20.000 litra ujë për sekondë. (TemA)

2 komente në “FOTOT spektakolare nga Lauterbrunnen, lugina me 72 ujëvara në Zvicër”

  1. petrit says:

    Mos e ngaterroni me gerxhet e dibres qe dikush i nxorri ketu, por sic duket keto male jane te nbuluara me peme nderkohe qe ne malet e dibres nuk te shihte syri asnje peme per be.

  2. Bio says:

    Çudi si nuk kanë ndërtuar lokale këtu? Si ato lokalet me fasadën rozë apo blu si këtu te ne, me një parkim të shtruar me zhavorr… dhe me muzikë në sfond të tipit “shake that ass bitch” që në orën 9 të mëngjesit.
    Çudi si nuk paska ndërtuar Zamiri apo Frangaj këtu? Nja 4-5 komplekse me vila. Në fakt po ta lexojnë nuk është ide e keqe. Mund të interesohen ta bëjnë vërtet. Por shumë gjatë i bie ashtu, e kanë më kollaj me lal Erin dhe me shërbëtorët e tjerë këtu rrotull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje