Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo ka fituar trofeun e “‘Topit të Artë”.
Revista presitgjoze “France Football” për të dytin vit radhazi ka vendosur që fituesi i këtij trofeu të rëndëishëm në aspektin personal t’ia japë Kristiano Roanldos që rikonfirmohet për të dytin vit rradhazi si futbollisti më i mirë në botë.
Portugezi mposhti në këtë garë dy rivalët e viteve të fundit të cilët ishin Lionel Messi dhe ylli brazilian Neymar që këtë vit është pjesë e skuadrës së PSG-së.
Ky është “Topi i Artë” i pestë për Ronaldon në karrierën e tin duke barazuar argjentinasin Messi, që ka po aq tituj.
Arsyet pse Ronaldo e fitoi edhe këtë sezon “Topin e Artë” janë se ai triumfoi me Real Madridin në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Spanjës. (TemA)