INTERVISTA/ La Kamera tregon largimin nga Partizani: Në Shqipëri ka mangësi taktike

7 Dhjetor 2017, 13:05Sport TEMA

Mesfushori Xhovani La Kamera ishte një nga lojtarët e shumtë që erdhën te Partizani gjatë verës për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Mark Iuliano. Por, me largimin e këtij të fundit, edhe përforcimet e verës, që dështuan thuajse të gjitha, e mbyllën aventurën aventurën me të kuqtë.

La Kamera ishte nja nga ata që luajti më shumë në fazën e parë të kampionatit dhe u mendua se do të kishte hapësira edhe me ardhjen e Starovës, por ai ka qëndruar në stol dhe për këtë arsye ka vendosur ta ndërpresë kontratën me konsensus. Për “Tuttomercatoweb”, mesfushori ka treguar pse iku nga Partizani dhe se ku “çalon” futbolli shqiptar.

Pse vendosët të largoheshit nga Shqipëria?

Ideja për të ndërprerë kontratën lindi në dy javët e fundit, por u zgjidh vetëm këto ditë. Kam kaluar mirë në Tiranë, si në aspektin futbollistik, ashtu edhe jashtë tij. Jam i lumtur për këtë eksperiencë, por kisha shumë dëshirë të kthehesha në Itali.

Si është futbolli shqiptar?

I një niveli të mirë, mendohet se është nivel i ulët, por nuk është kështu. Si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë teknik. Ndryshe nga futbolli ynë, është se punojnë më pak në fazën taktike, më pak në lojën një kundër një, në këtë drejtim kanë pak mangësi. Por ka shumë teknikë dhe përgatitje fizike.

Ndaj do të ktheheni në Itali, ka ndonjë sirenë?

Për momentin stërvitem me një skuadër afër Milanos. Janë disa ish-kolegë të Pavias që kanë një qendër sportive. Do të punoj që të mbaj dhe përmirësoj gjendjen fizike.

Keni objektiv Serinë B apo C?

Fatkeqësisht, nuk varet nga unë. Po kaloj një rini të dytë, jam mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Nuk kam kam frikë te rifutem në lojë. Vetëm shpresoj të gjej një projekt serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje