Zyrtare: La Kamera largohet nga Partizani

7 Dhjetor 2017, 11:16Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar largimin e mesfushorit La Kamera.

Permes nje njoftimi 15 here kampionet e vendit bejne me dije nderprerjen me mirekuptim te marrveshjes.

Klubi falenderon lojtarin Xhovani La Kamera për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit.

Mesfushori i afruar përgjatë merkatos së verës ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur me mirëkuptim aventurën e tij me 15-të herë kampionët e vendit.

Mesfushori italian u aktivizua si titullar përgjatë fazes së parë duke rregjistruar 667 minuta, por si pasojë e një dëmtimi në shpinë nuk mundi të ishte present në ndeshjet e fundit.

Klubi i uron Xhovani La Kameras suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive“, thuhet ne njoftimin e Partizanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje