Real Madrid ka fituar me rezultatin 3-2 ndaj Borussia Dortmund, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve
Kampionet e Evropës, kane marre nje fitore te veshtire kunder gjermaneve në “Santiago Bernabeu.”
Golat për vendësit i shënuan Mayoral, Ronaldo dhe Vazquez, ndërsa për miqte të dy golat i shënoi Aubameyang.
Me golin e sotëm Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshje të fazës së grupeve dhe shënon 60 gola në këtë fazë, duke barazuar kështu Leo Messin.
Manchester City është mposhtur me shifrat 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk, për të përfunduar fazën e grupeve si kryesues, ndërsa ukrainasit në vendin e dytë
Shakhtar Donetsk me kete fitore kualifikohet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.
Golat për vendësit i shënuan Bernard dhe Ismail në pjesën e parë, ndërsa për Cityn shënoi Aguero nga penalltia.
Pas kësaj ndeshje, Manchester City mbetet lider në Grupin F me 15 pikë, tre më shumë se sa Shakhtar në vendin e dytë.
Napoli pas kësaj ndeshje ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, pasi renditet vetëm në vendin e tretë më 6 pikë, duke siguruar kalimin në Europa League.
Rezultatet e mbremjes se sotme te “Uefa Champions League”.
Porto 5-2 Monaco
Feyenoord 2-1 Napoli
Liverpool 7-0 Spartak Moscow
Maribor 1-1 Sevillia
Lepzing 1-2 Besikatas
Real Madrid 3-2 B. Dortmund
Shakhtar Donetsk 2-1 Manchester City
Tottenham 3-0 APOEL
(TemA)