Sipas mediave italiane, më saktë “Tuttomercatoweb”, Xhovani La Kamera ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Partizanin.
Futbollisti i datëlindjes 1983, do të kthehet të luajë në Itali, në Serinë C, ku ka edhe disa oferta.
Lojtari ishte afrimi i parë pas ardhjes së Mark Iulianos tek Partizani në verë, dhe shihej si një përforcim cilësor në repartin e mesfushës.