“UEFA Assist”, FSHF akordon 40 mijë euro ndihmë për Anguillën

6 Dhjetor 2017, 16:35Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka aplikuar në UEFA pranë projektit “UEFA Assist” për të akorduar fondin prej 40 mijë eurosh në ndihmë të Federatës së Futbollit të Anguillës.

Ky shtet u përfshi në ditët e para të shtatorit nga goditjet e stuhive të fuqishme të uraganit Irma. Në një projekt të tillë sikundër dhe anëtaret e tjera të UEFA-s, është përfshirë edhe FSHF, duke aplikuar për të akorduar këtë kontribut për këtë vend që u godit nga uragani.

“UEFA Assist” është një program i posaçëm nga UEFA për solidarizim dhe mbështetje për zona dhe vende të tilla që janë përfshirë edhe nga fatkeqësi natyrore.

Kjo nisëm, ne kuadrin e vendosjes së marrëdhënieve dhe me federata nga kontinente te tjera, eshte parë me prioritet nga FSHF, e cila do te kërkojë gjithmonë e më tepër shtrirjen e raporteve ndërkombetare me federatat homologe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje