Liga e Kampioneve / Llogaritë e të mërkurës, mungojnë 4 emrat e fundit

6 Dhjetor 2017, 14:29Sport TEMA

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve i japin fund fazës në grupeve të turneut si dhe plotësojnë grupin e 16 skuadrave të cilat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt finales së 26 majit në Kiev. Ndryshe nga dje, sot rezultatet e ndeshjeve kombinohen ngushtësisht me njëra-tjetrën si dhe ka duele direkte për kualifkimin.

Në vijim, paraqesim të gjitha kombinimet që u duhen secilës prej skuadrave për të vazhduar më tej apo edhe për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës në vijim.

GRUPI E
Maribor-Sevilja
Liverpul-Spartak Moskë
Renditja: Liverpul 9 pikë, Sevilja 8, Spartak Moskë 6, Maribor 2.

Liverpuli mund të kualifikohet me një barazim dhe siguron vendin e parë me një fitore, ose barazim nëse Sevilja nuk fiton. Në rast humbje, rrezikon eliminimin nëse rezulton me pikë të barabarta me Seviljen e Spartakun për shkak të bilancit më të keq në ndeshje direkte.

Sevilja mund të kualifikohet me një barazim, ose nëse Spartak nuk fiton. Mund të sigurojë vendin e parë nëse Liverpuli nuk fiton por Sevilja ia del.

Spartak kualifikohet vetëm me fitore dhe mund ta sigurojë edhe vendin e parë nëse Sevilja nuk fiton ndeshjen e saj.

GRUPI F
Fejenord-Napoli
Shakhtar Donjeck-Mançester Siti
Renditja: Mançester Siti 15 pikë, Shakhtar Donjeck 9, Napoli 6, Fejenord 0.

Shakhtar kualifikohet nëse nuk mundet, ose nëse Napoli nuk fiton.

Napoli duhet të fitojë dhe të shpresojë që Shakhtar të humbasë, pasi me pikë të barabarta, napolitanët kanë një bilanc më të mirë në duelet direkte.

GRUPI G
Porto-Monako
Lajpcig-Beshiktash
Renditja: Beshiktash 11 pikë, Porto 7, Lajpcig 7, Monako 2.

Porto kualifikohet nëse fiton, ose nëse mbyllin grupin me pikë të barabarta me Lajpcig, pasi kanë bilanc më të mirë në duelin direkt.

Lajpcig duhet të sigurojë më shumë pikë sesa Porto për të marrë vendin e dytë.

GRUPI H
Real Madrid-Borusia Dortmund
Totenhem-APOEL
Renditja: Totenhem 13 pikë, Real Madrid 10, Borusia Dortmund 2, APOEL 2.

Gjithçka e mbyllur në këtë grup. Anglezët janë të parët në grup pasi kanë një bilanc më të mirë në ndeshjet direkte me spanjollët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje