Atletico Madridi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi mori vetëm një pikë kundër Chelseat në “Stamford Bridge”, barazim ky që i kushtoi “Bluve të Londrës”, pasi kanë humbur vendin e parë dhe janë kualifikuar në fazën tjetër nga vendi i dytë.
Të parët në epërsi kaluan miqtë me golin e Saul Niguez në minutën e 56’të, ndërsa barazoi gjithçka me një autogol, Savic, në minutën e 75’të, për rezultatin përfundimtar, 1-1.
Kështu, Atletico Madridi eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe tani do të luajë në Europa League.
Kurse me ketë barazim, Roma, kualifikohet si e para pas fitores së sotme me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Olimpico”, kundër Qarabagut.
Bayern Munich ka mposhtur 3-1 PSG-në në “Allianz Arena”.
Të dyja klubet ishin kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” ishte më shumë sfidë prestigji për Bayern Munich, pas humbjes së parë në Francë 3-0.
Natyrisht, gjermanët e shfrytëzuan këtë mundësi që iu dha për hakmarrje, duke triumfuar me rezultatin 3-1 kundër PSG-së.
Corentin Tolisso shkëlqeu me dy gola ndërsa golin tjetër e shënoi Robert Leëandoëski në minutën e tetë.
Golin e vetëm për francezët e realizoi Kylian Mbappe në fillim të pjesës së dytë.
Barcelona ka mposhtur me rezultatin 2-0 Sportingun e Lisbonës në “Camp Nou”, ndërsa Juve ka marrë tre pikë në transfertë Olympiacosin dhe është kualifikuar si e dyta.
Golat e tre pikëve i shënuan Paco Alcacer në minutën e 59’të dhe autogol Jeremy Methieu 90’.
Në Grupin D, fitore ka arritur edhe Juve, duke e mposhtur 0-2 në transfertë Olympiacosin, që kualifikohet në fazën tjetër nga vendi i dytë.
Manchester United dhe Basel kanë prerë biletat për fazën tjetër të Champions League nga Grupi A.
Manchester Unitedi e ka përmbysur rezultatin ndaj CSKA Moskës për të fituar në fund me rezultatin 2-1. Romelu Lukaku në minutën e dhe Rashford shënuan për “Djajtë e Kuq”, kurse golin e nderit për miqtë realizoi Alan Dzagoev në fund të pjesës së parë.
“Djajtë e Kuq” kualifikohen si kryesues të grupit me 15 pikë, ndërsa nga vendi i dytë kualifikohet Baseli i shqiptarëve Taulant Xhakës dhe Albian Ajetit me 12 pikë, pasi mori tre pikë në trasfertë me Benfican, duke triumfuar me shifrat e pastra 0-2.
Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Uefa Champions League”.
Roma 1-0 Qarabag
Barcelona 2-0 Sporting
Bayern Munich 3-1 PSG
Benfica -02 Basel
Celtic 0-1 Anderleht
Chelsea 1-1 Atletiko Madrid
Manchester United 2-1 CSKA Moscoë
Olimpiakos 0-2 Juventus
(TemA)