Neuer është zgjedhur si portieri më i mirë në botë sipas revistes prestigjoze “France Football”.
Portieri i Bajernit të Mynihut, ka lënë prapa Gianluigi Buffonin e Juventusit dhe Thibaut Courtois, portierin e Chelseas, për të fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017 nga revista franceze “France Football”.
“France Football” do të ndajë edhe çmimin e “Topit të Artë”.
Të enjten, do të mësohet fituesi i këtij çmimi ku sërish kandidat janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që do të luftojnë për epitetin e më të mirit për vitin që po lëmë pas.