Dështimet e njëpas njëshme në merka to shpresohet që të bëhen mësim te Partizani, i cili në janar pritet t’i nënshtrohet një tjetër revolucioni në klub. Hapat e para të këtyre zhvillimeve janë materializuar prej disa javësh, që pas ikjes së trajnerit Mark Iuliano dhe ndihmësit të tij, Aleksandro Dosena.
Të kuqtë janë të prirë për të bërë një tjetër merkato voluminoze, por afrimet e janarit priten që të jenë më shumë në funksion të sezonit pasardhës, në mënyrë që të formohet një ekip i denjë për të realizuar objektivin madhor. Synimi është afrimi i disa lojtarëve vendës, kryesisht me moshë të re dhe me perspektivë.
Në listën e dëshirave dhe planeve të punës së drejtuesve të kuq bëjnë pjesë edhe dy xhevahiret e Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj. Të dy lojtarët lakmohen nga disa klube në Shqipëri, por mësohet se Partizani është më i favorizuari, kjo falë lidhjeve dhe bashkëpunimit mes drejtuesve më të lartë të dy klubeve.
Burime të ndryshme bëjnë me dije për “Panorama Sport” që Partizani i ka prenotuar në avancë dy lojtarët e skuadrës gjirokastrite, ku të kuqtë janë të gatshëm t’i paguajnë Luftëtarit 200 mijë euro për kartonin e Bregut dhe Abazajt. Dyshja në fjalë është synuar edhe më herët nga “demat”, por me ardhjen e drejtuesve italianë ata u lanë në harresë dhe në vend të tyre erdhën ata që dihen, madje që nuk janë më në ekip, pasi u larguan që pas ardhjes së trajnerit Sulejman Starova.
Duke ditur situatën jo fort të favorshme, mësohet se Luftëtari nuk do të nxitohet në shitjen e dy lojtarëve. Gjirokastritët janë të prirë që Bregu dhe Abazaj të shiten jashtë vendit, ku mendohet që përfitimi ekonomik të jetë edhe më i madh. Vlonjatit i përfundon kontrata në verën e vitit 2018, ndërsa Abazajt në qershor 2019.
Sa i përket treguat vendës flitet se Partizani është më i favorizuari për të marrë dyshen në fjalë, me të cilët do të kompletonte dy krahët e fazës sulmuese. Për të bindur gjirokastritët që Bregu dhe Abazaj të vishen që në janar të kuq, Partizani mund të bëjë pjesë të marrëveshjes edhe kalimin e ndonjë lojtari te Luftëtari.