FOTO/ Duka shijon ushqimet iraniane së bashku me vartësit e tij

4 Dhjetor 2017, 19:13Sport TEMA
FOTO/ Duka shijon ushqimet iraniane së bashku me vartësit e tij

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar sot një vizitë më Iran.

Numri një i futbollit shqiptar u takua me homologun e tij të Federatës Iraniane të Futbollit Mehdi Taj, ku kanë arritur disa marrveshje në shumë fusha të caktuara.

Disa nga marrveshjet janë zhvillimi i ndeshjeve miqësore me të gjitha skuadrat kombëtare, organizimin e turneve miqësorë, shkëmbim të lektorëve mbi kurset e edukimit të trajnerëve si dhe në fushën e arbitrimit.

Pas kësaj Duka është shtruar të shijojë gatimet tradicionale të Iranit. Në këtë vizitë ai ka qenë i shoqëruar nga me vartësit e tij nga Denis Bastari, Ervin Bulku.

I pranishëm ka qenë dhe komentatori Dritan Shakohoxha që shquhet për tu dukur në të tilla raste dhe të dal përkrah Dukës, pse jo edhe si vartësi i tij. (TemA)

1 komente në “FOTO/ Duka shijon ushqimet iraniane së bashku me vartësit e tij”

  1. Korcari says:

    Na e hiqni qafe mor aman kete Duken. E moret vesh te fundit, UEFA i ka bere gati denimin tjeter per SKENDERBEUN. Por do nis vete qe tju lutet atyre te UEFAs qe ti bejne nder dhe tja shtyjne vendimin mbas Marsit. Ka edhe qese te madhe me siguri do ta zbrazi atje. Vendimin e pare te UEFAs e mbajti ne sirtaret e tij, tani vendimin e dyte do shkoi vete ta paguaj qe ta mbajn te tjeret ne sirtar. Keto pune i ben mire. Vetem pune te mira nuk di te bej ai delenxhi. Jepni te gjithe nje dore te largohet ky turp i futbollit shqipetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje