Luftëtari-Flamurtari/ Lika: Do ndërhyjmë në janar; Duro: Barzimi i pranueshëm

4 Dhjetor 2017, 15:29Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro nuk e bën dramë barazimin e sotëm ndaj Luftëtarit. Strategu i njohur ka vlerësuar kundërshtarët, teksa ka evidentuar se lojtarët e tij duhet ta kishin mbyllur ndeshjen gjatë pjesës së dytë.

“Rezultati 1-0 në asnjë moment nuk ka garanci. Duhet ta kishim ndeshjen, sepse Luftëtari ka lojtarë që mund të të ndikojnë. Në pjesën e dytë Luftetari nuk na rrezikoi në asnjë moment, përveç rastit të golit.

Mungesa e Stiljanovskit? Dihet vlerat e tij, por edhe Jakonjeviç zhvilloi një ndeshje të mirë.

Flamurtari nuk ruan avantazhin? Me Laçin arbitri na mohoi dy penallti. Me Kukësin dhe Skënderbeun barazimi ishte normal, ndërkohë që sot barazimi mund të cilësohet normal, sepse ata kanë 3-4 lojtarë në fazën sulmuese. Më vjen keq që nuk fituam, por në këtë situatë që ndodhet Luftëtari është i pranishëm.

Në pjesën e dytë administruam shumë mirë lojën, teksa kishim dhe shanse për të shënuar. Bushiç nuk ka qenë në 100 për qind, rrezikova shumë me të. Kur shpërdoron raste, edhe mund ta pësosh.

Ndeshja e ardhshme në Vlorë? Ende nuk kam folur me Idrizin, por do të shohim gjatë javës se si do të vendosim sa i përket tifozerisë”, u shpreh Duro

Kurse tekniku i Luftëtarit, Hasan Lika, u shpreh:

Ka meritë si skuadër edhe si individë. I kemi kritikuar lojtarët në stërvitje që rastet para porte të interpretohen më mirë. Prodhimi i lojës na ka dhënë mundësi gjithmonë të shënojmë. Kemi probleme në mbrojtje dhe kundërshtari me kualitetet që ka na ka vënë në vështirësi. Megjithatë sot i jap notë pozitive se nuk është e thjeshtë të marrësh një pikë kur ke qenë në disavantazh.

Dua të falënderoj futbollistët që dhanë maksimumin, por mbi të gjitha kapitenin Beqiri. Nuk ishte në 100 % e tij, por falë eksperiencës që ka ia doli. E njëjta gjë edhe për Rrocën që më ka lënë disa herë stërvitjen për shkak dëmtimesh. Edhe Aleksi bëri një ndeshje të mirë, ku falë forcës së tij nuk u zëvendësua. Sot arritëm një barazim dhe besoj se kemi meritë në rezultatin 1-1. Një farë frike rezultati ndodh të çdo skuadër. Ne kemi lojtarë të rinj pa ekskperiencë në skuadër.

Na mungon konkludimi i rasteve. Sot, ndoshta më shumë se herë tjetër, pasimi i topit nuk ka qenë cilësor. Vuajmë pak në mbrojtje. Kjo skuadër ka nevojë të përmirësohet në këtë drejtim. Sigurisht alternativat nuk i kemi siç duhet. Na duhet të ndryshojmë disi kontigjentin dhe na duhet të përforcohemi në organikë. Momentet e lëvizjes të janarit ka vështirësi, si në tregun vendas dhe atë të huaj. Ne do të tregohemi të kujdesshëm dhe besoj se do të përforcohemi”, tha Lika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje