Flet heroi i Beneventos: Mbylla sytë dhe u hodha si… portier

3 Dhjetor 2017, 17:24Sport TEMA

Serisë A i mungonte prej 16 vitesh një portier goleador, derisa në skenë doli sot Alberto Brinjoli. Portieri i Beneventos u bë i pari që gjen rrjetënqë kur Taibi kishte realizuar në këtë kampionat në vitin 2001, duke pasur një kënaqësi të dyfishtë pasi i dha pikën e parë historike ekipit të tij në këtë edicion, për më tepër përballë Milanit

Është aq e vështirë dhe e pabesueshme të mendosh të zgjidhësh një ndehsje në fund sa që nuk më duket e vërtetë që ndodhi. Jam i lumtur pasi presidenti e meriton, pasi nuk ka thënë asnjëherë anjsë fjalë që nuk duhet, por sidmos për qytetin që po jeton për herë të parë entuziazmin dhe mbështetjen që na jep në çdo ndeshje”, ishin fjalët e portierit të emocionuar pas përfundimit të ndeshjes.

“Si shënova? Nga pankina më bënë me dorë të dilja të kërceja dhe unë i thashë vetes se nuk kisha çfarë të humbisja më dhe po e provoj. Mbylla sytë dhe u hodha si portier, jo si sulmues dhe doli një gol i çmendur, është e pabesueshme

.Ne kemi humbur shumë ndeshje në shtesë, me Kaljarin për shembull dhe për një herë, pas tre muajve sakrifica, e meritonim këtë gëzim. Është një gëzim për të gjithë. Mbijetesa? Ne duam të arrijmë te ndeshja e fundit e kampionatit me kokën lart, e dimë se është e vështirë, por edhe sot treguam se mund të luajmë si të barabrtë me këdo”, tha portieri i Beneventos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje