Batha: Europa është e arritshme. Starova na vendos ku shprehemi më mirë

3 Dhjetor 2017, 15:34Sport TEMA

Kapiteni Idriz Batha i hapi rrugë suksesit të Partizanit në fitoren e sotme në transfertë kundër skuadrës së Lushnjes.

Në prononcimin e tij për “Supersport” pas ndeshjes Batha u shpreh se Europa është një objektiv i arritshëm, ndërsa shtoi se Starova është një person që e njeh mirë ekipin.

“Më bëhet qejfi që fituam dhe më bëhet qejfi edhe për golin që shënova. E kishim vlerësuar Lushnjën maksimalisht se e kemi ndjekur gjatë kampionatit dhe ka bërë ndeshje të mira, nuk e  meriton vendin që ka klasifikim.

 E kemi vlerësuar si çcdo kundërshtar të fortë dhe u pa që sot nuk e diskutuam fitoren. Bëmë një lojë të mirë, më bëhet qejfi për ekipin që filloi të reagojë.

Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një se sigurisht Europa është e arritshme. Mundësitë i kemi.

Ndoshta trajneri që ka ardhur e njeh më mirë skuadrën dhe di të marrë më të mirën e lojtarëve që ka, duke i vendosur në mënryë që lojtarët të shprehen më mirë”, tha Batha. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje