"Marca" ironizon Realin: Portier? Jo, duhet sulmues!

3 Dhjetor 2017, 10:50Sport TEMA

Pas ndeshjes së sotme të Real Madridit me Athletic Bilbaon, gazeta “Marca” shkruan se Zinedine Zidane nuk duhet të mendojë për një portier të ri në merkato.

Përkundrazi, sipas së përditshmes spanjolle, duhet blerë një sulmues i madh.

“Marca” ndoshta edhe nxitohet, sepse dihet botërisht që është një gazetë madrilene dhe shpesh ndodh që nxit klubin dhe tifozët për të reaguar, por togfjalëshi “duhet konsideruar bërja e një investimi shumë të madh në sulm” nuk është ekzagjerim.

Cristiano Ronaldo është 33 vjeç, Gareth Bale vetëm dëmtohet, kurse Karim Benzema është futur në një labirint prej të cilit nuk di se si të dalë.

Mesfusha nuk po “shpik” më gola, kështu që Zidane ndoshta duhet të nxitojë me blerjen e një “bomberi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje