Skënderbeu-Kukësi/ Daja: E merituam plotësisht; Milinkoviç: Nuk ka mbaruar asgjë

2 Dhjetor 2017, 19:20Sport TEMA

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitors së arritur në duelin kundër Kukësit.

Tekniku i bardhekuqëve u shpreh mjaft i kënaqur për këtë sukses, duke theksuar se ky tre pikësh i jep qetsinë e duhur në rrugën drejt titullit kampion.

Na kënaq loja në radhë të parë se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë se kemi pasur situata për gol. Kur mbetëm me 10 u munduam të krijonim një rreshtim të ri dhe në ato momente kundërshtari nuk na vuri në vështirësi. E meritojmë plotësisht fitoren.

Mungesa e Soue? Çdo lojtar është i rëdësishëm, por edhe të tjerët e bënë shumë mirë punën. I vetmi difekt ishte finalizimi i situatave para portës. Nëse do të shkonim më shpejt drejt golit të dytë do ta mbyllnim ndeshjen më shpejt

Të rinjtë në Europë? Do t’i bëjmë të dyja, edhe për të kërkuar vazhdimësinë në Europë, por edhe mund të promovojmë ndonjë lojtar të ri. Por jo në numër të madh, pasi nëse e bëjmë do të humbë cilësia e performancës, duke e ditur se kemi një kundërshtar të vështirë si Jang Bojz.

Diferenca me vendin e dytë? Besoj që me vendin e dytë e pamë diferencën, e treguam në fushën e lojës. Nuk themi që është mbyllur, por kemi pikë që na japin qetësi për vazhdimësinë”, deklaroi Ilir Daja.

Kurse, trajneri i Kukësit, Milinkoviç pas kësaj humbje u shpreh:

E prisnim një ndeshje të vështirë pasi luanim ndaj një kundërshtari shumë të vështrë. E dinim nivelin e Skënderbeut por prisnim mundësitë tona në këtë takim. Në pjesën e dytë kishim mundësitë tona dhe kjo nuk është justifikim por nëse Guri do të kishte shënuar, gjërat do të ishin ndryshe. Kemi gabuar gjithmonë në pasimin e fundit edhe kur Skënderbeu ishte me 10 lojtarë, gabonim aty. Kishim një 10 minutësh të mirë në këtë ndeshje, por nuk arritëm të finalizonim.

Siç e thashë dhe dje në konferencë ,kjo ndeshje nuk vendos gjithçka për kampionatin. Pavarësisht diferencave, kampionati është ende i gjatë dhe asgjë nuk është mbyllur në ditën e sotme”, tha trajneri i kampionëve të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje