Teuta-Kamza/ Magani: Unë jam përgjegjësi për këtë humbje; Ndreu: Me këtë ritëm jemi në 4-shen e parë

2 Dhjetor 2017, 16:30Sport TEMA

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, foli pas fitores së arritur në transfertë përballë skuadrës së Teutës me rezultatin 0-1.

Tekniku kamzali u shpreh mjaft i kënaqur për tre pikët e marra, ndërsa theksoi se me këto ritme që po ecën ekipi do të jetë te mesi i katër skuadrave më të mirë.

Vendi i dytë? Jam i kënaqur, patjetër. Takimin duhet ta kishim mbyllur më përpara, kur kundërshtari mbeti me 10 vetë. Janë momente delikate të ndeshjes dhe i përgëzoj lojtarët që po tregojnë karakter. Varet si e merr skuadra momentin, kur kundërshtari mbetet me 10 vetë. Ndoshta mendon se ka të fituar takimin dhe e humb pak përqendrimin. Morrëm një trepikësh që na shërben shumë për më tej.

Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, do të jemi mirë. Po krijojmë hamorni në lojë dhe kryesorja është që ka dëshirë për të luajtur futboll. Jemi skuadër e re dhe duam pikët maksimale për të siguruar qëndrimin, por me këtë ritëm mund të jemi në 4-shen e parë. Mund ta marrësh vendin e dytë, por sa mund ta mbash atë…

U gjendëm nën presion, pasi skuadra mendonte për rezultatin dhe vetvetiu tërhiqet. U thashë në pushim lojtarëve që të qarkullonim topin, pasi vetëm kështu mund ta mbanim rezultatin.

Skuadra ka pak nevoijë për ndërhyrje. Kemi vuajtur mungesën e Fushtarit, i cili është një lojtar me shumë përvojë. Kemi kontratë me të dhe gjithë të tjerët. Askush nuk mund të ikë, por gjithsesi, varet kush e kërkon.

Duam një mesfushor organizator, pasi kemi vështirësi për ta përcjellë topin në sulm. Lojtarët e mbrojtjes e bëjnë detyrën mirë’, – tha pas ndeshjes trajneri Ndreu.

Kurse, trajneri i Teutës Gugash Magani pas përfundimit të ndeshjes deklaroi:

“Mendoj që sot kemi zhvilluar një ndeshje të dobët në përgjithësi. Kamza e meritoi plotësisht fitoren. Skuadra u fut në fushë me besim, pa parë forcën e kundërshtarëve. Kam përgjegjësit e mia për zgjedhjet që kam bërë. Kjo është hera e dytë që Dediç ndëshkohet me karton të kuq. Ai duhet ta dijë se fillimisht është skuadra dhe jo vetëm ai.

Lena në momentin e golit bëri një gabim, teksa e kam kritikuar. Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë humbje. Në pjesën e dytë skuadra luajti më mirë, dhe besoj se më mirë ta kishim ndeshjen me 10 lojtarë. Në rastin e pretendimit për 11-metërshin e Lenës, është penallti, por nuk mund të justifikohem me këtë moment.

Skuadra bën 2-3 ndeshje të mira, dhe më pas pëson një rënie të madhe. Ne pësojmë gola që nuk duhet të pësohen, dhe këtu është problemi. Nuk kemi sulmues, por të paktën duhet ta mbajmë rezultatin të paktën me mos pësim të golit. Kemi disa lojtarë me eksperiencë, por problemi mbetet te kolektivi. Pas daljes së Dediç, i kërkova skuadrës që të luante sa më thjeshtë me topin”, u shpreh Magani për Super Sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje