Shaqiri: Tek Interi ishte si kazino, gjithçka lëmsh

2 Dhjetor 2017, 12:57Sport TEMA

Futbollisti shqiptar që luan të Premier League, te skuadra e Stoke City ka pasur një aventurë në Seria A me Interin, ku u transferua me shumë bujë por nuk arriti të linte gjurmë.

Por, mesa duket edhe Shaqiri ka rezervat e tij për atë që ka ndodhur te skuadra e Interit.

Në një deklaratë të dhënë për “Basler Zeitung”, ai është shprehur se te klubi italian gjërat nuk ishin në vendin e tyre.

“Te Interi u transferova në vitin 2015 dhe në stërvitjen e parë, nuk po i besoja syve që ishin më shumë se 50 lojtarë. Këta të fundit ishin kthyer nga ekipet ku kishin qenë në formë huazimi dhe duhej që të niseshin prapë, pra të sistemoheshin në ekipe të tjera pasi klubi nuk i kishte në plane pjesën më të madhe të tyre. Ishte si një kazino e madhe, lëmsh gjithçka”, ka thënë Shaqiri, që ka shtuar se ndihet mirë te skuadra e Stoke dhe nuk ka në plane të largohet prej aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje