Shkarkoi De Biasin, Alavesi emëron trajner ish futbollistin e Barcelonës

1 Dhjetor 2017, 19:41Sport TEMA

Pak ditë më parë, Alavesi shkarkoi nga puna trajnerin Gianni De Biasi, ndërsa sot zyrtarizoi pasuesin e tij, që është ish futbollisti i Barcelonës, Abelardo.

Ky i fundit ka drejtuar Sportingun e Gijonit për rreth 3 sezone, nga ku u shkarkua vetëm janarin e këtij viti.

Ish trajneri i Shqipërisë, De Biasi e drejtoi Alavesin për 7 ndeshje në La Liga, ku arriti të koleksionojë 2 fitore dhe 5 humbje, duke bindur drejtuesit e klubit, t’i komunikojnë ndërprerjen e bashkëpunimit./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje