Samir Handanovic ka rinovuar kontratën me klubin italian, Inter, deri në vitin 2021.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi zikaltër për një njoftimi në në faqen zyrtare ku konfirmon zgjatjen e kontratës me portierin e tyre i cili është një nga pikat më të forta në formacionin e Luçiano Spaletit.
Samir Handanovic do të jetë pjesë e klubit të Interit edhe për katër sezone të tjera.
Slloveni iu bashkua Interit nga Udinese në vitin 2012, si zëvendësues i Julio Cesarit dhe deri tani ka 195 paraqitje për skuadrën nga Milano.