Rrëfimi i Rrakllit për “Bild”: Nuk isha gati për Bundesligën, në Shqipëri nuk stërviteshim

30 Nëntor 2017, 18:19Sport TEMA

Altin Rraklli është shqiptari i parë që është aktivizuar në Bundesligën gjermani. Ish-sulmuesi i kombëtares sonë është një ndër 19 lojtarët që është aktivizuar në elitën e futbollit gjerman. Në vitin 1992 ai u transferua nga ekipi i Besës te Freiburgu, ekip që në atë kohë ishte pjesë e Bundesliga 2.

Rrakllit nuk ju desh shumë kohë për t’u ambientuar, teksa sot ka rrëfyer eksperiencën e tij në një intervistë për gazetën prestigjioze “Bild”.

“Një mik i imi u zhvendos në qytetin e Freiburgut pas rënies ë regjimit komunist në Shqipëri dhe më rekomandoi një klub këtu. Pas dy javësh provë, firmosa kontratën. Fizikisht në fakt nuk isha gati për Bundesligën, sepse ne në Shqipëri nuk stërviteshim mjaftueshëm”.

Gjithsesi Rraklli e kaloi këtë vështirësi duke u bërë shumë shpejt pjesë e Bundesligës. Më vonë ai u aktivizua te Herta Berlin, Haçing dhe Ragensburg. Pas një eksperiencë në Shqipëri, në vitin 2009 ai vendosi që të mbyllte karrierën.

Rraklli për momentin jeton në qytetin e Aue-s, teksa motra e tij është martuar me një futbollist profesionist Skerdilaid Curri. Rrakli më tej tregon për të ardhmen  e tij.

“Do të më pëlqente të punoja si trajner. Kam licencën më të lart për trajner, por problemi është se këtu në Gjermani ka shumë trajnerë të mirë. Është e vështirë për mua të gjej një punë”.

Rraklli është i gatshëm të drejtojë edhe një ekip femrash, duke qenë se në të shkuarën ai ka qenë edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë për femra dhe ka eksperiencën e duhur në këtë drejtim.

“Kisha aplikuar në federatë për të punuar si trajner me ekipet e moshave. Dhe për këtë fakt kombëtarja e femrave më ofroi postin nëse dëshiroja”.

Në fund ish-sulmuesi ka folur edhe për Shqipërinë, pjesëmarrjen në Europianin e 2016 dhe të ardhmen e kuqezinjve.

“Që nga koha kur Hans Peter Brigel u bë trajner i kombëtares në vitin 2002 gjërat janë përmirësuar. Ai vendosi disiplinën. Shumë futbollistë me origjinë nga Kosova zgjedhin që të luajnë për Kosovën. Presioni i një kompeticioni me kombëtare nuk është më aq i madh”, shprehet Rraklli. Ish-bomberi shpreson që të ndërtojë një karrierë si trajner në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje