David Silva ka vendosur të rinovojë kontratën me Manchester Ctiyn.
Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll ishte deri në vitin 2019, por lojtari dhe klubi anglez vendosën që kontratë të rinovohet edhe për një vit tjetër, pra deri në vitin 2020, kur edhe do të mbushë dhjetë vjetorin e tij në “Etihad Stadium”.
Mesfushori i’u bashkua Manchester Cityt nga ekipi i Valencias në vitin 2010 dhe është një nga lojtarët kryesorë në këtë skuadër.
Pas rinovimit të kontratës, ai ka thënë: “Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me City-n. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër. Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën.”