Premier League/ City fiton në ekstrem, Liverpool super, Rooney tripletë

30 Nëntor 2017, 00:18Sport TEMA

Manchester City  merr një fitore “me zemër” ndaj Southampton falë golit të Sterling në minutën e 96-të. Takimi përfundoi 2-1, por City po i drejtohej një barazimi që do të konsiderohej “blof” për objektivat e “qytetarëve”.

De Bruyne shënoi i pari për City-n, por Romeu barazoi për Southampton. Por ishte Sterling që shmangu një hap fals të Manchester City-t, i cili vijon të kryesojë Premier Lague-n me 40 pikë në 14 ndeshje, 8 pikë më shumë se Manchester United që ndodhet në vendin e dytë.

Everton rikthehet te fitorja falë një super Rooney. Sulmuesi shënoi tre gola në fitoren 4-0 të Evertonit, teksa goli tjetër u realizua nga Williams.

Liverpool fitoi 3-0 në transfertë ndaj Stoke City-t falë golave të Mane dhe dopietës së Salah.

Chelsea fiton me vështirësi ndaj Swansea-s në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Premier Lague-s.

“Blutë” e Londrës morën tri pikët falë golit të Rudiger që vulosi takimin në minutën e 55-të me shifrat 1-0.

Trajneri Antonio Conte u përjashtua nga stoli pas debatit me gjyqtarin e katërt.

Ndërkohë që Arsenal ka “shkërmoqur” Huddersfield-in me shifrat 5-0. Lacazette, Sanchez, Ozil dhe dy herë Giroud ishin autorët e golave për “topçinjtë”.

 

Takimi tjetër, Bournemouth-Burnley përfundoi 2-1 për miqtë.

Everton-West Ham 4-0

Shënues: Rooney 18’, 28’, 66’, Williams 78’

Manchester City-Southampton 2-1

Shënues: De Bruyne 47’, Sterling 96’/ Romeu 75’

Stoke-Liverpool 0-3

Shënues: Mane 17’, Salah 77’, 83’

Arsenal-Huddersfield 5-0

Shënues: Lacazette 3’, Giroud 68’, 87’, Sanchez 69’, Ozil 72’

Bournemouth-Burnley 1-2

Shëneus: King 79’/ Wood 37’, Brady 65’

Chelsea-Swansea 1-0

Shënues: Rudiger 55’

Arsenal-Huddersfield 5-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje