Dejan Stankoviç është një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit të Serbisë.
Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme, pasi ka luajtur në 3 kupa bote dhe një në kampionatin europian me kombëtare të ndryshme.
Ai ka luajtur në kupën e botës në vitin 1998 dhe në Euro 2000 me kombëtaren e FR Yugoslavia( kombëtare e njërit nga vendet e ish-Jugusllavisë).
Pas shpërbërjes së ish-Jugusllavisë ai ka veshur bluzën e kombëtares së Serbisë dhe Malit të zi, skuadër kombëtare e përbashkët.
Në kupën e botës së vitit 2006 kur dy shtetet e përmendura më lart u ndanë, ai garoi në kupën e botës së vitit 2010 e zhvilluar në Afrikën e Jugut, ai luajti me skuadrën e atdheut të tij, Serbinë.
Me kombëtaren e FR Yugoslavia Stankoviç luajti 40 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
Me kombëtaren e Serbisë dhe Malit të Zi ai luajti 21 ndeshje dhe shënoi 4 gola.
Me kombëtaren e Serbisë ai luajti 41 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
Ai është i vetmi lojtar në historinë e futbollit që ka luajtur në kupën e botës me 3 ekipe të ndryshme.
Stankoviç ka luajtur për skuadra të njohura si Inter, Lazio, ndërsa tani është asistent menaxher në ekipin e Interit. Në sezonin 2014-2015 Stankoviç ka qenë asistent menaxher në ekipin e Udinezes.