Jupp Heynckes, trajneri aktual i Bayern Munich, së fundmi e ka bërë të qartë se ai do të jetë krye të gjigantit gjerman vetëm deri në fund të këtij sezoni. Prandaj, kërkimi për një trajner të ri tek bavarezët tashmë ka nisur.
Sipas “Sport Bild”, Bayern Munich i ka hedhur sytë ka trajneri aktual i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit po kritikohet vazhdimisht nga mediat britanike për ecurinë e ekipit të Liverpoolit.
Momentalisht skuadra e tij zë vendin e gjashtë në Premier Ligë dhe rrezikon mos kualifikimin në garat evropiane.
Mediat gjermane raportojnë se ndër kandidatët më serioz për ta marrë drejtimin e Bayernit është edhe Joachim Low, i cili aktualisht udhëheqë Kombëtaren e Gjermanisë.