Lojtarët shqiptarë të klubit të Arsenalit, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, kanë uruar për festen e Flamurit përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Në llogarinë zyrtare të Xhakës, dyshja i ka uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Flamurit.
Xhaka, urimit ka bashkangjitur një fotografi me Mustafin, në të cilën ata shihen duke bërë shqiponjën.
“Ju urojmë të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, Gëzuar ditën e FLAMURIT. #pavarsia #Shqiperia #kuqezi @shkodranmustafi”, ka shkruar Xhaka.