Ivan Xhenaro Gatuzo sot ka pasur ditën e parë të punës pas marrjes së drejtimit të Milanit. Ish-mesfushori i kuqezinjve është shfaqur në konferencë për shtyp pas kryerjes së stërvitjes së parë.
“Është një ditë e rëndësishme që kërkon shumë përgjegjësi. Kam një skuadër me lojtar nga 16 kombëtare të ndryshme dhe me një mesatare 21 vjeç, në2 të cilën mund të bëjmë më shumë. Nuk ka drejtuar amatorë. Kam metodat e mia të punës. Montela dashuron pasimet, edhe mua më pëlqen, por dua më shumë vertikalizimet dhe goditjet e shpejta.
Kur shoh fushën këtu ndihem keq, pasi jam mësuar ndryshe. Duhet shumë pasion në këtë punë, karakteristika që unë i kam.
Champions? Tani nuk shoh klasifikimin. Duhet vetëm të mendojmë për Benventon si një finale të Kupës së Botës. Duhet që të fillojmë që të ndryshojmë. Në San Siro topi peshon. Dua diçka më shumë në nivelin mental nga këta djem.
Kesi? Është i ngjashëm me mua, po shumë më i fortë. Shpërthen dhe shënon më shumë gola. Në mentalitet dua të shoh më shumë se si Gatuzo.
Milani ka një fanellë qe peshon. Mes fitores dhe humbjes ka një diferencë të madhe. Nëse humbet në Milanelo është si funeral. Në stërvitjen e parë i thash skuadrës që nuk duhet të jenë të lumtur asnjëherë, por duhet ta themi gjithçka në fytyrë gjithmonë”. ka thënë Gatuzo në konferencë për shtyp