Tare: Duhet barazi, se kuptoj çfarë pa gjyqtari!

28 Nëntor 2017, 12:52Sport TEMA

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, nuk ka ndryshuar mendim në lidhje me episodin e 11-metërshit të dhënë nga gjyqtari Masa në fundin e ndeshjes ndaj Fiorentinës që solli barazimin 1-1.

“Ende nuk arrij që ta kuptoj se çfarë ka parë masa që vendosi që të jepte penallti. Shpjegime? Jo, thjeshtë shkoi në dhomat e zhveshjeve. E kam parë atë moment nga kënde të ndryshme dhe duket qartë që Kaisedo ka larguar topin.

VAV duhet të hiqet? Jo, absolutisht. Jam pro teknologjisë, por ose duhet të përdoret gjithmonë, ose asnjëherë. Kështu nuk ka barazi, mjafton të kujtojmë faullin ndaj Parolos pjesën e parë.

Përse Masa nuk vendosi për ta riparë? Rregullorja e VAR thotë se mund të ndërhyhet për të korrigjuar gabimet, por ndaj Fiorentinës nuk kishte asgjë. Jam nervozuar sepse duam që të jemi zotër të fatit tonë.

Rreziku për t’u skualifikuar? Nuk më intereson, mendoj vetëm për të mbrojtur Lacion. Jam i lumtur që tifozët kanë vlerësuar gjestin tim”, u shpreh Tare për mediat italiane një ditë pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje