De Biasi flet pas shkarkimit nga Deportivo Alaves: Pengu i vëtëm ishte që nuk kisha kohën e duhur

27 Nëntor 2017, 21:27Sport TEMA

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, e ka mbyllur më shpejt nga ç’pritej aventurën e tij me klubin e Alaveshit. Ekipi spanjoll vazhdoi të merrte rezultate zhgënjyese nga ndeshjet e kampionatit, prandaj erdhi në mënyrë të menjëhershme shkarkimi i De Biazit.

Por nëpërmjet një postimi në Facebook, tekniku italian zbulon se i ka ngelur një peng nga kjo aventurë e lënë përgjysmë, koha e pasur në dispozicion:

“Gjëja e parë që them është faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që kanë punuar për të bërë kthesën, të gjithë atyre që kanë kontribuuar që të mundohen të ndryshojnë situatën. Pengu më i madh është që nuk kam pasur kohën për të krijuar një skuadër me një frymë të përbashkët dhe një identitet të ndryshëm. Faleminderit të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhekaltër që kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë përkrah skuadrës së tyre. Forcë dhe kurajo djem! Forca Alavesh!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje