Bajerni i Mynihut është duke kërkuar trajner për sezonin e ardhshëm, teksa kandidati më potencial është Joakim Lëv. Sipas gazetës “Bild”, trajneri i Gjermanisë mund të ulet në krye të pankinës, pasi Hejkens do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Trajneri aktual i Gjermanisë e përfundon kontratën me DFB në vitin 2020, por mund të largohet nga pancerat pas Kupës së Botës në Rusi.
Ardhja e Lëv te Bajerni është një operacioni komplikuar duke marrë parasysh faktin se Kupa e Botës përfundon më 15 korrik, periudhë në të cilën bavarezët duhet të kenë filluar përgatitjet.
Gazeta gjermane, sheh shumë të ngjarë që Lëv të dëshirojë të marrë një vit pushim absolut, pas dymbëdhjetë vitesh në krye të ekipit kombëtar gjerman.
Ky do të ishte edhe skenari që do të ishte më i mundshëm, por fillimisht duhet bindur Hejkens për ta shtyrë edhe për një vit pensionimin.