Shkarkimi i Montelës, reagon Karlos Baka: Zoti vonon, por nuk harron!

27 Nëntor 2017, 12:47Sport TEMA

Lajmi i ditës sot në botën e futbollit në Itali është padyshim shkarkimi i trajnerit Vinçenco Montela nga drejtimi i Milanit.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe ish-sulmuesi i kuqezinjve, kolumbiani Karlos Baka, i cili në verë u largua drejt Vijarrealit sepse nuk ishte më në planet e teknikut italian.

“Zoti vonon por nuk harron”, shkruan ai në një status në profilin e tij në Twitter, duke shprehur kështu kënaqësinë që Montela nuk është më trajner i Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje