Napoli rimerr kryesimin e kampionatit, ndalen Roma dhe Milani

26 Nëntor 2017, 17:02Sport TEMA

Roma ka barazuar me rezultatin 1-1 me Genoan në stadiumin “Luigi Ferraris”, duke marrë vetëm një pikë në javën e 13 në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan miqtë me golin e Stephan El Shaaraëy në minutën e 59’, kurse Gianluca Lapadula nga pika e bardhë e shkaktuar nga Daniele De Rossi, që u ndëshkua direkt me të kuq barazoi gjithçka.

Pas këtij barazimi, Roma mbetet në vendin e katërt me 31 pikë, shtatë më pak se Napoli, që në këtë javë mposhti në transfertë 1-0 Udinesen.

Një fitore e rëndësishme për napolitanët që marrin kështu renditjen në Serie A me 38 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Interi.

Golin e tri pikëve për Napolin e shënoi Jorginho në minutën e 33’të.

Ndërkohë, Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në “San Siro” kundër skuadrës së Torinos.

Një tjetër rezultat negativ për kuqezinjtë pasi fitorja mungon prej dy ndeshjes.

Rastet për të dyja ekipet për të shënuar ishin të shumta, por portierët e të dyja ekipeve ishin heronjt e këtij takimi me pritjet e tyre të mrekullueshme. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje