Tifozët e Tiranës kanë reaguar sërish ashpër në drejtim të presidentit të skuadrës së tyre Refik Halilit.
Kësaj rradhe shkak është bërë shiriti i kapitenit që në sfidën e fundit ku bardheblutë barazuan me Shënkollin u mbajt nga ana e futbollistit Sentamu.
Kjo ka sjellë dhe irritimin e ultrasve të Tiranës që përmes një postimi në rrjetet sociale nuk e pranojnë dot që shiritin ta mbajë një lojtarë që ka vetëm gjashtë muaj në ekip.
Postimi i Tifozave të Tiranës.
“Bardheblu jom un
Faqezi je ti….
Faqezi si puna jote z ish president, jon dhe stafi jot, dhe keshilltaret e menaxheret e tuj qe perfundon shiriti i kapitenit te Tirones ne krahet e nje lojtari medioker me 6 muj te Tirona vetem per perfitime marketingu… Koha jote me verte qe ka maru”, shkruhet në reagimin e tyre. (TemA)