Manchester United ka mposhtur Brightonin me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Old Trafford”, në kuadër të javës së 13-t të Premier Ligës.
Ndeshja u dominua nga vendasit, të cilët golin e fitores e shënuan përmes Ashley Young në minutën e 66-të.
Skuadra e Jose Mourinhos e ruan vendin e dytë në renditje me 29 pikë, katër më shumë se Chelsea, e cila ka një ndeshje më pak.
Manchester City vazhdon të jetë në vendin e parë me 34 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester United.