Zyrtare: Messi rinovon kontratën me Barcelonën

25 Nëntor 2017, 12:57Sport TEMA

Vjen më në fund dhe rinovimi i Mesit. Klubi katalanas ka mbyllur telenovelën e hapur kohët e fundit, duke e bindur Mesin me shifra të frikshme që të rinovojë.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit njoftoi se ky rinovim ishte çështjë e përfunduar, por zërat që e dërgonin në një tjetër klub argjentinasin ishin të shumtë.

Tashmë është zyrtare, Mesi qëndron me Barcelonën deri në vitin 2021.

Kjo kontratë është thuajse e pazgjidhshme, pasi për prishjen e kontratës duhet një shifër “monstruoze”, jo pak, por 700 milionë euro. Kjo është thuajse një kontratë e përjetshme e Lionel Mesit me klubin e Barcelonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje